Deklarata e forte e Alfred Cakos: Në Elbasan u gjetën trupa nga 6-7 metra të gjatë!

Alfred Cako ka bërë deklarata të forta në emisionin “Abc-ja e Mëngjesit” të gazetarit Enkel Demi duke theksuar se ajo që Trump e quan “deep state” është në fazën e fundit të kontrollimit të njerëzimit, tashmë përmes teknologjisë 5G dhe çipeve. Cako shprehet faza e parë e kontrollit të njerëzimit ishte përmes vaksinimit duke e ndarë popullsisë përmes moshës, gjinisë dhe racave dhe qëllimi final është ulja e numrit të banorëve në tokë.

Sipas tij, njerëzve po iu injektohet kancer përmes vaksinave. “Gjermania, Kina dhe Europa janë vepra të Kabalës, asaj që Trump i quan “deep state” ose organizatës së fshehtë që drejton botën. Këta duan të bëjnë kullën e Babelit që ka ndodhur në Bibël, një qeveri botërore me diktaturë digjitale që njerëzit të kontrollohen me çipa.

Ata a kenë patur si ëndërr më herët këtë, por nuk kanë patur teknologjinë që ta bëjnë këtë. Tani kemi 5G-në që do ta përdorin për të kontrolluar dhe manipuluar njerëzimin. Mikroçipi është hapi i fundit për kontrollimin e njerëzimit. Faza e parë ishte ajo e vaksinimit, duke e ndarë njerëzimin sipas moshës, racës dhe seksit duke goditur lindshmërinë e çifteve duke ulur numrin e banorëve të botës“, shprehet Cako duke shtuar se kjo organizatë synon që të ndërtojë sërish Kullën e Babelit.

“Ata mbështeten tek paganizmi dhe kryejnë rite me fëmijë duke ditur që gjaku i fëmijës është më i mirë dhe më i preferuar. Përmes gjakut të fëmijëve ata bëjnë rite dhe lidhen me demonët. Përmes demonëve mund të shohin pikturën e kohës. Duan të bëjnë një qeveri botërore me një ushtri, me një monedhë, etj. Por Zoti e ka bërë historinë e ka bërë të panjohur, kurse këta duan ta bëjnë të njohur duke krijuar një shkak dhe historia të vijojë sipas asaj që parashikojnë këta. Duan të sundojnë botën përmes një grushti familjesh në botë“, tha ai.

Cikli i diellit tani favorizon zgjatjen e trupave njerëzorë dhe jetëgjatësinë duke theksuar se në Elbasan janë gjetur për shembull skelete nga 6-7 metra. “Ke mbetje të njerëzve 7 metra kudo në botë. Edhe këtu janë gjetur skelete nga 6-7 metra. Janë gjetur në Elbasan këto skelete. Por, i fshehin nuk duan që të dalin“, u shpreh ai. Alfred Cako ka folur edhe për ciklin e artë në të cilin gjendet tani njerëzimi. Ky cikël do të bëjë sipas tij që njerëzit të kenë trup më të gjatë dhe të jetojnë për qindra vite. “Janë katër periudha të ciklit diellor për njeriun. Periudha e hekurit, e bakrit, argjendit dhe e arta.

Tani jemi në periudhën e artë që është një periudhë 4 mijë vjeçare dhe njerëzit do të jetojnë më gjatë dhe do të kenë trup më të gjatë. Fëmija im do të jetë më i gjatë se unë, etj”, tha ai duke shtuar se për këtë cikël flet edhe Homeri.

“Flet Homeri për shembull për njerëz që kanë jetuar nga 600-700 vjet apo për trupa të gjatë. Ke mbetje të njerëzve 7 metra kudo në botë. Edhe këtu janë gjetur skelete nga 6-7 metra. Janë gjetur në Elbasan këto skelete. Por, i fshehin nuk duan që të dalin. Historia është e manipuluar dhe e fshehur. Për shembull, periudha e Kalit të Madh, rreth 200 vite është fshehur nga kalendari. Tani duhej të ishim në vitin 2 200 dhe jemi në 2 000“, u shpreh Alfred Cako.