Covid-i i gjatë prek pacientët me simptoma të lehta të koronavirusit- e thotë studimi i ri

Sipas një studimi të ri, Covid-i i gjatë ndikon më keq në pacientët që kanë patur simptoma të lehta ose nuk kanë patur simptoma fare. Studiuesit në SHBA kanë zbuluar se një e treta e pacientëve me probleme afatgjata, të tilla si dhimbje gjoksi ap lodhje, nuk kanë patur ndonjë simptomë tradicionale të virusit 10 ditët e para pasi kishin rezultuar pozitivë.

Simptomat e Covid-it të gjatë zakonisht janë të ndryshme nga tre simptomat kryesore të koronavirusit, si kolla e vazhdueshme, temperatura e lartë apo humbja e shijes dhe nuhatjes.

Një mjeke e njohur në Mbretërinë e Bashkuar ka treguar se simptomat e zgjatura të Covid janë më të zakonshme te pacientët që nuk kanë patur simptoma të rënda kur u infektuan me virusin, shkruan TheMirror. Doktoresha Melissa Heightman ka deklaruar se virusi mund të japë efekte negative në pacientët me Covid të gjatë, duke bërë që ata të mos jenë mirë për muaj me radhë. Sipas saj, ky fakt ishte diçka befasuese për të gjithë studiuesit dhe duhet të hulumtohet me urgjencë.