Gjatë ditë së sotme, në gjykatën e Elbasanit janë shtuar rastet me të infektuar. Burime për median bëjnë me dije se së fundmi kanë rezultuar pozitive me Covid-19 edhe tre sekretare në këtë institucion. Më herët në gjykatë rezultuan të prekur katër pjesëtarë të tjerë dhe për këto raste u vendos mbyllja e përkohshme e gjykatës dhe disa shërbimeve.
Situata e pandemisë në vend vijon të jetë shqetësuese. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 421 raste pozitive dhe 7 humbje jete./ abcnews