COVID-19/ Luca: Punoj me 20% kapacitet, do paguaj 15-ditëshin dhe sigurimet shoqërore për të gjithë

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka paguar pagat e punonjësve për 15-ditëshin e parë të muajit mars dhe po përgatitet të paguajë dhe 15-ditëshin e dytë bashkë me siguracionet.

Në një intervistë televizive, Luca tha se aktualisht kemi punuar me 20% të kapacitetit dhe sot mund të jenë në punë 180-200 punëtorë.

Në lidhje me respektimin e distancave nga punëtorët, Luca tha se ne i kemi marrë këto masa.

“Në tavolina kemi hequr nga një punëtor për të ruajtur distancën. Ne kemi mjete transporti për 1800 punonjës dhe duke qenë se punonjës ka më pak ata vijnë të lirshëm edhe në transport. Ne kemi respektuar të gjitha rregullat e dezinfektimit dhe kemi respektuar të gjithë rregullat e qeverisë”, tha ai.

Në lidhje se a paguhen 80% e punonjësve që nuk punojnë. Luca tha se situata nuk dihet sa do zgjasë. Të gjithë thonë jemi në anormalitet, por është për të gjithë Europën dhe derisa këtë anormalitet nuk e kthejmë në normalitet në lidhje me kërkesat dhe në marrëdhëniet me njerëzve, ne nuk do ta kalojmë këtë situatë.

“Problemi i 20% nuk është vetëm i punëtorëve që kemi seleksionuar,sepse në fabrikën tonë kemi edhe një mjek. Është e rëndësishme jo vetëm paga, por dhe kartela shëndetësore. Nëpërmjet mjekut ne kemi selektuar 10-15% të grave që janë me probleme të ndryshme dhe vijnë në punë dhe jemi munduar që këtë periudhë të rrinë në shtëpi. Një pjesë tjetër të punëtorëve u kemi thënë stop, sepse në këtë gjendje është e gjithë Europa. Pra ky lloj paniku nuk është vetëm tek ne, por i transmetuar në të gjithë vendet dhe ata kanë ulur porositë e veta”, tha ai.