Cilat masa do të hiqen, flet Brataj: Do ishte fatale po t’i heqim të gjitha

Shefi i urgjencës, Skënder Brataj, tha në ‘Open’ se është ende herët për të hequr të gjitha masat kundër pandemisë. Ai tha se pandemia nuk ka mbaruar akoma, prandaj duhet bërë kujdes. “Po mbaron është fjalë e madhe, është një fenomen botëror dhe në botë është ndryshe nga ne këtu, por indikatorët i kemi për lirim masash”, – tha Brataj, duke shtuar se nëse hapen masat, njerëzit, duke qenë të lodhur, i respektojnë më pak, por kujdesi s’është vetëm me fjalë.

Siç tha Brataj, situata është e menaxhueshme dhe me shpresë për të pasur një verë të qetë: “Situata është pozitive, do ketë lirim masash besoj, por jo që të do hiqen të gjitha, se do ishte fatale. Unë do filloja me maskën jashtë, që ta heqim, sidomos nga temperaturat. Për të hequr orën policore, s’jam dakord ta hiqet, se e kemi parë ç’ka ndodhur më parë”