Prej datës 19 Dhjetor, pra ditës së djeshme në Greqi janë futur në fuqi rregullat e reja për të kaluar doganën. Kjo ka bërë që autoritetet greke të shtojnë kontrollet në pikat hyrëse të vendit, tokësore, detare dhe ajrore.
Të gjithë udhëtarët mbi 5 vjeç mund të hyjnë në Greqi ose me një test negativ PCR (molekular) prej 72 orësh, ose me një test të shpejtë 24 orësh. Duhet theksuar se masa ka të bëjë me ardhjet nga të gjitha vendet, pa përjashtim.
Të gjithë pasagjerët duhet të tregojnë formularin “PLF”, kartën e identitetit (ose pasaportën) dhe një rezultat negativ të testit.
Në momentin që pasagjerët paraqiten në pikat hyrëse kontrollet kryhen nga personeli i mbrojtjes civile.
Gjatë kontrollit nuk kërkohet më certifikata e vaksinimit, por rezultati i testimit.