Riintegrimi i fëmijëve dhe familjeve të kthyera nga emigrimi do të jenë në fokus të Qendrës së re Komunitare Multifunksionale, e cila çeli sot dyert në Elbasan.
Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja theksoi se, “çeli dyert sot një ndër investimet më të rëndësishme në Njësinë 1, Qendra e Re Komunitare Multifunksionale me në fokus riintegrimin e fëmijëve dhe familjeve e kthyera nga emigrimi”.1 nga 4
![](https://i0.wp.com/ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/01/82517390_491951674857493_1308612643157704704_n-630x420.jpg?resize=618%2C412&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/01/82868876_491952141524113_7412520744329936896_n-630x420.jpg?resize=618%2C412&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/01/82881862_491953248190669_6548952724052901888_n-630x420.jpg?resize=618%2C412&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/01/83701471_491953054857355_7336489330585632768_n-630x420.jpg?resize=618%2C412&ssl=1)
Llatja theksoi se, kjo qendër vjen si vlerë e shtuar në ofrimin e shërbimeve me bazë komunitare, sociale dhe edukative në bashkinë e Elbasanit.
“Falë mbështetjes së Qeverisë Gjermane dhe partnerëve Terre des hommes – Albania, kjo qendër vjen si vlerë e shtuar në ofrimin e shërbimeve me bazë komunitare, sociale dhe edukative në bashkinë e Elbasanit”.