Breshëri arme ndaj një autobus me nxënës, dyshohet për të vrarë dhe disa të plagosur

Një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një autobus me nxënës është sulmuar me breshëri armësh në Kosovë. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gllogjan të Deçanit para pak minutash dyshohet se kanë mbetur 3 persona të vdekur ndërsa të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka konfirmuar për Express se ka të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.

“Dyshohet se ka te shtena me arme zjarri ne drejtim te nje autobusi me nxenes, prokurorja kujdestare eshte nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes,”- ka thënë ai.