Brataj: “Ajo që shpresoja të mos ndodhte, po ndodh! Brenda dhe me kondicioner ndezur, do të…

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit ne vendin tone janë kryer 507 testime për persona të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilët 117 janë raste të reja. Katër persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Spitalin Covid 2 Shefqet Ndroqi.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se situata nga koronavirusi është ende kritike, madje tashmë Covid-19 po përhapet kryesisht nga moshat e reja.

Brataj, i cili e ka kaluar edhe vetë koronavirusin, tha në një intervistë për “Neës24” se në ambiente të mbyllura dhe me kondicioner të ndezur, nëse një person është i infektuar, ka gjasa ta transmetojë sëmundjen te 80% apo më shumë të tjerë.

“Ka shumë të infektuar të rinj. Ajo që shpresoja të mos ndodhte, po ndodh, ka shumë humbje jete nga persona që i është transmetuar vitusi nga të rinj, nga adoleshentë dhe asimptomatikë. Pse mbyllen shkollat zakonisht edhe në kohë gripi, u mbyllën nga 8-vjeçarja e lart, edhe në botë. Unë shpresoj që me marrjen e masave të ulet numri i të infektuarve dhe të rifillojë hapja”- u shpreh Brataj.