Bordi merr vendimin/ Shtrenjtohen sërish karburantet, sa do të shiten deri në 25 mars

Bordi i Transparencës i mbledhur sot në datë 23 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.Si pasojë e rritjes së çmimit në bursë, Bordi i Transparencës në mbledhjen e tij të rradhës,  vendosi:

Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 227 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 208 lekë/liter.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 23 mars -25 mars 2022, të  jetë 233 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 23 mars-25 mars 2022,  të  jetë 218 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 93  lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 23 Mars, ndërkohë që  mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e Premte, datë 25.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Normativ.

Nje koment

  1. Pingback: 3snowstorm