Bora Zemani përfundoi mbrëmë në spital, Olsa Muhameti tregon si është gjendja shëndetësore e moderators

Personazhi më i komentuar i muajit të fundit, Bora Zemani, ka përfunduar mbrëmë në spital. Lajmi është bërë i ditur nga mikesha e ngushtë, Semi Jaupaj. Ajo ka postuar një fotografi nga spitali ku ka shkuar për vizitë. Dora e Borës është me serume. “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë” – është shprehur Semi.

Lajmi ka bërë xhiron e portaleve dhe thuajse të gjithë i kanë uruar Borës një shërim sa më të shpejtë, pasi afeksioni që publiku për të është shumë i madh. Por si është gjendja shëndetësore e saj? Autorja e Pëputhen, Olsa Muhameti, ka bërë pak më parë një video nga ambienti i spitalit ku gjendet Bora dhe ka dhënë lajmin e mirë.

Bora është shëndoshë e mirë, ka bërë një ndërhyrje, pa e specifkuar se çfarë dhe 100% nesër do jetë në puntatën e radhës të Përputhen. Vetë Bora ka konfirmuar në këtë video se është mirë dhe nesër do jetë ne emision. Kujtojmë se Bora Zemani mbetet emri me i diskutuar i momentit.

Ajo u perfshi ne trekendshin ndermjet Donaldit dhe Beatrixes. Prezantuesja e Perputhen kaloi nje situate te veshtire. Bora reagoi me nje postim ne Instagram për Donaldin javën e kaluar ku kërkonte të mos ta paragjykonim, por tashme ka patur dhe nje reagim publik te saj. Ajo leshoi nje mesazh indirekt per Donaldin ne Perputhen Prime.

Erioni, konkurrent i emisionit, ishte ne nje trekendesh me Ritvanen dhe Mikelen. Bora i kerkoi qe te tregohej i sinqerte dhe te mos luante me te dyja. “Uroj shumë që të jesh duke thënë të vërtetën dhe ta them këtë si femër. Është gjë shumë e shëmtuar që një mashkull të ketë një marrëdhënie të dyfishtë me dy femra.

“Nje djale qe luan me dy femra i humbet te dyja, pasi nuk ben mire”. Nje deklarate e tille u prit me ovacione nga konkurrentet duke i thene: “Bravo Boraaaa”!