Bonusi prej 5 mijë lekësh, pensionistët në Elbasan të pakënaqur. Ja si shprehen

Në qytetin e Elbasanit ka nisur shpërndarja e bonusit prej 5 mijë lekësh për pensionistët.

Ata janë shprehur se kjo shumë nuk mbulon shpenzimet e tyre, ndaj do të duhej t’i bashkangjitej pensionit mujor.

Sipas tyre me rritjen e çmimeve, ata e kanë të vështirë të mbulojnë kostot mujore.

“Se kemi marrë, tani do pyes, ca ndihmon. 50 mijë lekë janë. Ja do ti kursej për drita dhe ujë. Duhet të ishte të paktën 100 mijë lekë.

Më mirë të ngrihet pensioni, 5 mijë lekëshi nuk bën gjë, për 2-3 ditë e ikën. Të rritet pensioni 10% të paktën.

Nuk mjafton për ne pensioni, ne marrim më shumë ilace. Ndihmon pensionistët, më mirë pa hiç apo të marrim dicka. Të ishte muaj për muaj do ishte mirë, do ishte zgjidhje. Me këtë çmime është e papërballueshme jetesa”– jane shprehur penionistet./faxnews