Reshjet e dendura të natës kanë bërë që në asksin rrugor Librazhd – Elbasan, në vendin e quajtur Murrash 4km në afërsi të qytetit të Librazhdit, të shkëputet një masiv shkëmbor duke bllokuar një korsi të rrugës.
Fatmirësisht nuk ka asnjë automjet të dëmtuar sipasoj e shkëputjes së masivit shkëmbor. Por lëvizja në këtë segment rrugor momentalisht kërkon kujdes të plotë nga ana e drejtuesve të automjeteve.
Pritet që firma e mirëmbajtjes së këtij aksi rrugor nacional të bëj pastrimin e rrugës, duke hapur edhe kështu korsinë e bllokuar dhe parandaluar ndonjë aksident të mundshëm. .Moti i keq i ditës së sotme ka përfshirë të gjithë vendin./elbasaninews