Bllokohet në Elbasan “Lambo” 200 mijë euro, dyshohet se është blerë me para të jashtëligjshme (Foto)

Policia e Elbasanit bllokoi pasditen e djeshme një makinë luksoze pasi dyshohet se është blerë me të ardhura që kanë burim aktivitete të jashtëligjshme. Bëhet fjalë për një makinë tip “Lamborghini” me vlerë rreth 200 mijë euro, në pronësi të një 36-vjeçari nga një fshat pranë Elbasanit.

Bllokimi i makinës është bërë sipas parashikimeve të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e kṙimit të organizuar dhe trαfikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”. Pas këtij veprimi, policia ka nisur hetimin pasuror për 36-vjeçarin për të vërtetuar ose hedhur poshtë akµzën e saj ndaj tij. Deri në këtë moment, makina luksoze do të qendrojë e bllokuar./lapsi.al