Bie nga kati i pestë, ndërron jetë i moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen  e sotme në Tiranë. 80-vjeçari me iniciale P.K ka rënë nga kati i pestë i një pallati te “Ish- Parku” dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

I moshuari jetonte vetëm dhe dyshohet se është rrëzuar, ndërsa policia dhe grupi hetimor janë vendin e ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2023, rreth orës 19:55, te Ish-Parku, ka rënë nga kati i pestë i pallatit, shtetasi P. K., 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje