Besa Shahini jep lajmin, ja ç’do ndodhë me të ardhmen saj. Do të largohet nga Shqipëria.

Një lajm krejt i papritur është dhënë sot nga Besa Shahini, ministre e Arsimit që prej dhjetorit 2018. Ajo ka bërë me dije se ka njoftuar Ramën se nuk do të vazhdojë më në Shqipëri. “Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë.

Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha ministrja e Arsimit.