Bashkia Elbasan nuk ndalet, tjetër investim në rrugët e qytetit. Ja ku ka ndërhyrë këtë herë/ Foto

Bashkia e Elbasanit është duke investuar për rikonstruksionin e rrugës  “Jani Maçolli” në Njësinë 4. Ky investim ishte i domosdoshëm dhe i kërkuar shumë herë nga banorët, për shkak të kushteve në të cilat ndodhej rruga..

Kryetari i Bashikisë vuri theksin tek cilësia e punimeve duke theksuar se një investim cilësor është një investim afatgjatë dhe i qëndrueshëm:

?? Rruga “Jani Maçolli” në Njësinë 4 po i nënshtrohet një ndërhyrjeje për rikonstruksionin e saj.

Brenda pak kohe prindërit dhe fëmijët e Çerdhes nr.2 ??? do të kenë infrastrukturën e munguar, me trotuare të rehabilituar e të ndriçuar sipas standardeve. ??

#PunëJoGjumë për #ElbasaninqëDuam☀️??-shkruan Llatja ne facebook.