Bashkia Belsh ka një njoftim për qytetarët: Mos e humbisni të martën e datës 8 Qershor…(Foto)

Bashkia e Belshit nëpërmjet faqes zyrtare në facebook ka njoftuar se më datë 8 Qershor do të zhvillohet në qytetin e Belshit “Festa e Afërditës”.

“Si çdo vit dhe këtë herë në qytezën tonë të Belshit do të zhvillohet “Festa e Aferditës”, e cila realizohet në nder të Perëndeshës Aferditë.

Do të kemi këngë, valle, poezi, Miss Aferdita nga të gjitha shkollat e zonës. Por risia këtë vit është prania e 2 këngetarëve më ne zë të momentit në Shqipëri, Klajdi Haruni dhe Bruno. Ju ftojmë të jeni të gjithë të pranishëm ditën e martë, data 08.06.2021 ora 19:00 për të shijuar atmosferën e mrekullueshme në Belsh”- njofton Bashkia.

Nje koment

  1. Pingback: 2marathon