Basha bën premtimin e madh për mjekët dhe infermierët: Gjëja e parë që do të bëjmë ne është…

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me studentët e Mjekësisë. Jo vetëm kaq, por ai ka bërë një premtim të madh sa i takon sistemit të Shëndetësisë. Gjatë fjalës së tij, ai tha se kur PD të vijë në pushtet, paga e mjekëve do të jetë 1200 euro ndërsa për infermierët 700 euro.

Fjala e Bashës me studentët e Mjekësisë:

Keni dëgjuar ndonjë plan nga qeveria se si do ta ndalë?! Kjo nga njëra anë do të thotë që vazhdon emigracioni i rinisë, ndërsa nga ana tjetër do të thotë se ne do të vazhdojmë të jemi pa mjekë, pa infermierë, pa personel të kualifikuar.

7 vite me radhë është folur për shëndetësinë falas, por në fakt ajo që është bërë, janë koncensionet e chek-up it dhe koncensionet e tjera korruptive dhe paratë e qytetarëve që duhet të shkonin për shëndetësinë kanë shkuar në këtë drejtim.

Gjëja e parë që do të bëjmë ne është të stabilizojmë nivelin e shpërblimit për mjekët dhe për infermierët. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të arrijë nivelet e Kosovës: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët. Ky nuk është çelësi magjik që zgjidh gjithçka, por të paktën e stabilizon situatën e të ardhurave që sot është e mjerueshme.