Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një mesazhi ka ngushëlluar familjen e kryeministrit Edi Rama për ndarjen nga jeta të nënës së tij, Aneta Rama. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla teksa ka nxjerrë një foto ku shihet nëna e kryeministrit, me vajzen e vogel te deputetit ne krah, ky i fundit shkruan se Aneta dinte të falte vetëm dashuri.
“U prefsh në paqe nëna Neta! Vetëm dashuri dite të falësh deri në ditën e fundit. Ngushëllime familjes Rama për humbjen e nënës së dashur.”, shkruan Balla.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2020/08/116058973_3207280759317503_1534953554675752178_o-338x450-1-1.jpg?resize=338%2C450&ssl=1)