Prof.Dr. Ugur Sahin është një ndër shkencëtarët më të famshëm aktualisht për shkak se sëbashku me bashkëshorten Ozlem Tureci shpikën vaksinën kundër koronavirusit. Por, pavarësisht se tani i është gjetur “ilaçi”, Sahin bëri parashikime të zymta në lidhje me koronavirusin duke theksuar se ai do të qendrojë gjatë me ne, raporton abcnews.
Shkencëtari u shpreh në një konferencë në Londër se koronavirusi do të bashkëjetojë për të paktën 10 vite me njerëzimin deri në zhdukjen e plotë të tij. “Do të na duhet të ridimensionojmë atë që ne quajmë normalitet. Virusi do të qendrojë edhe për 10 vite me ne”, u shpreh Sahin. /abcnews