Akuza e fortë e Sali Berishës: Vrasësi i të resë nga Kenia mbulohet nga Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se vrasësi i të resë nga Kenia mbulohet nga kryeministri Edi Rama.

“Keni dëgjuar ju për vajzën 22-vjeçare, e dini ju ku fle vrasësi apo jo? Në qeveri, në qeveri. Po, po vrasësi i saj fle në qeveri, mbulohet nga qeveria, mbulohet nga Edi Rama. E masakruan dhe asnjë hetim, çdo gjë u bë që të prishej çdo hetim. Por turp i madh, ajo kishte ardhur në Shqipëri, nuk ka akt më racist më të ulët. Prishën çdo provë për të mos hetuar njeriun e qeverisë,” – u shpreh ai.

Ai e cilësoi kryeministrin si një klan mafioz, atë më të rrezikshmin e Europës. Në këto kushte, sipas Berishës revolucioni është etik, jo vetëm për demokratët, por për të gjithë ata që duan Shqipërinë. Kryedemokrati u shpreh se qeveria është një organizatë kriminale që urren për vdekje shqiptarët.