Aktorja shqiptare: I dhashë gji bebes para operacionit, vajza më pyeti…

Aktorja e njohur nga Kosova Adriana Matoshi ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku përveç karrierës së saj, tregoi edhe momentin më të vështirë që ka kaluar në jetë. Në vitin 2012 ajo kishte tumor në kokë dhe duhej të operohej menjëherë. Gjëja më e fṙikshme për të ishte nëse do dilte gjallë nga ai operacion apo jo.

Adriana ka rrëfyer për publikun përjetimet e saj tṙishtuese dhe plot fṙikë. “Momenti më i vështirë ka qenë kur unë e kam patur vajzën në gji ditën kur jam nisur në Tiranë nuk më lëshoheshe prej gjirit dhe nisi të qante. Asaj ia ndjente zemra. Kaona ishte në gjumin më të mirë dhe më pyeti “mami a do vꓒesësh” nëpër gjumë. Këto gjëra më kanë mërzitur dhe më kanë tṙonditur. Por mjeku ma bëri më të lehtë. Kur vajta në dhomën e operimit ishte e vështirë sepse nuk e dija a do shpëtoja a jo.

Aty ishte edhe një person tjetër që do operoheshe njësoj si unë. I thashë nëse hyjmë të dy në këtë operacion ose do çohemi bashkë në këtë botë ose do çohemi bashkë në botën tjetër mos më lër vetëm. Pasi u zgjova e falenderova Zotin, pata ꓒhimbje të tmeṙrshme por nuk ma ka ndjerë sepse e kam ditur që do i shikoja fëmijët e mi.

Gjatë shtatzënisë më ka humbur shikimi në njërin sy për shkak të sëmundjes. Unë nuk ja mbaja mend fytyrën vajzës së vogël dhe ajo ishte arsyeja e vetme që të merrja veten dhe të shkoja në shtëpi që t’ia shihja fytyrën”,- është shprehur Adriana.