Aksidenti tragjik ku humbën jetën babë e bir, arrestohet shoferi i “Benz-it”

Zbardhen detaje nga aksidentit tragjik i ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Milot-Rrëshen, ku humbën jetën babë e bir.

Policia ka arrestuar ditën e sotme shoferin e mjetit tip “Benz”, që u përfshi në aksident, bashkë me mjetin tip “Opel”, ku udhëtonte familja Prenga.

Pas përplasjes, mjeti tip “Benz” ka shpërthyer në flakë, duke u shkrumbuar totalisht. Në vendngjarje ndërroi jetë fëmija 3-vjeçar, ndërsa babai i tij u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk mund të mbijetojë./BW