Aksidenti trαgjik i mëngjesit të sotëm, ndërrojnë jetë 3 persona, mes tyre një fëmijë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë. Aksidenti ndodhi pranë vendit të njohur si “Kripa” ku janë përplasur dy mjete dhe njëri prej tyre ka dalë nga rruga. Nga aksidenti në Fier – Vlorë, policia raporton se kanë ndërruar jetë 3 persona.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dêmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viķtimave dhe të personave të plagosur.