Rendohet gjendja e drejtuesit të mjetit tip “opel” që u përfshi ne aksident me një mjet tip BMW X6 në aksin Elbasan-Peqin gjatë orëve të pasdites së sotme. Ai është P.H., 45 vjeç i cili në momentin e aksidentit po udhëtonte me bashkëshorten dhe dy vajzat. Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al drejtuesi i automjetit tip “Opel” po transportohet me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka marrë dëme të shumta në mushkëri.
Mësohet se edhe njëra nga vajzat e mitura ka shfaqur probleme pasi edhe ajo ka marrë dëmtime të shumta. Mjekët pas ekzaminimeve e kanë transferuar 15 vjecaren në reanimacion në gjendje të rënduar.
Shkak i këtij aksidenti të rëndë është bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip BMW x6./abcnews.al