Aksident zinxhir në Librazhd, 6 makina bëhen “copë”. Shkak bëhët traileri që iu ça goma

Një aksident masiv ka ndodhur tek vendi i quajtur “Kthesa e Murrashit” në aksin Elbasan-Librazhd.  ABC mëson se në këtë aksident janë përfshirë 6 automjete dhe një trailer. Nga të dhënat parapraket mësohet se traileri ka qenë duke udhëtuar dhe i ka plasur goma, gjë që e ka devijuar nga rruga.

Si pasojë e devijimit të trailerit nga rruga, në këtë aksident zinxhirë janë përplasur edhe 6 makina të tjera. Deri më tani është raportuar vetëm për një vajzë të plagosur e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Librazhdit. Ndërkohë tronditje kanë pasur edhe shoferët e makinave të përfshira në këtë aksident.

Si pasojë e përplasjes masive, është krijuar një trafik kilometrik i rënduar, ndërsa pritet hapja e qarkullimit nga ana e policisë.