FOTO ARKIVA

Aksident tragjik në vendin tone, humb jetën 19-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Hamil në Fier ku si pasojë ka humbur jetën një 19-vjeçar.

Ai është shtetasi K. Th., 19 vjeç, banues në Hamil, Fier, i cili duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.

Top Channel