Sunday , November 27 2022

Aksident tragjik në Bypassin e Vlorës, rrëzohet kamioni dhe vdes shoferi, pasagjeri nuk gjendet

Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur paraditen e sotme në Bypassin e Vlorës, në afërsi të Kaninës. Policia bën me dije se një kamion me inerte është rrëzuar dhe shoferi ka gjetur vdekjen.

Ndërkohë, në mjet ka qenë dhe një pasagjer i cili nuk po gjendet për shkak të inerteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar, është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement