Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. 3 të plagosur.

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:30, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një automjet dhe motomjet janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e 3 personave.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motomjetit B. H., si dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues të identifikuar si C. M.

Blutë njoftojnë se 3 të plagosurit janë në spital dhe po kryejnë ekzaminimet në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.