Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. 25 vjeçari humb kontrollin e mjetit.

Policia Elbasan ka njoftuar se rreth orës 19:30, në rrugën Librazhd-Elbasan, një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pasi drejtuesi E. S., 25 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin.

Drejtuesi është dëmtuar, por ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe nuk është në rrezik për jetën. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, automjeti tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Librazhd, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. S., është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.