Foto Arkiva

Aksident në akin Elbasan-Peqin, makina përplas 64-vjeçaren.

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Një automjet i cili drejtohej nga një 43 vjeçar përplasi një grua 64-vjeçare e për pasojë, këmbësorja ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë  së Elbasanit për veprime të mëtejshme dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim,Peqin,  shtetasi E.S., 43 vjeç,  banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka përplasur këmbësoren  shtetasen Xh.B., 64 vjeçe, banues në Librazhd, dhe për pasojë ka ndēruar jetë” – njofton policia. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.