Aksident me pasojë vdeķje në vendin tonë një person shoqërohet në Polici

Një aksident me pasojë humbje jete ka ndodhur në Fushë Krujë. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës  05:35. Një person që lëvizte me biçikletë është përplasur nga një makinë tip “Benz” dhe për pasojë ka humbur jetën. “Mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.K., 37 vjeç, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”-njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme./noa.al/