Aksident me pasojë vdekje/ Humbet kontrollin e mjetit, ndërron jetë 64 vjecari

Një 64-vjeçar i cili po drejtonte një automjet tip “Toyota” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në Mallakastër.

Ai ka humbur jetën dhe pasagjeri është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:55 në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.