Një aksident automobilistik është regjistruar në mesditë në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Nga të dhënat paraprake, bëhet e ditur se tre makina janë përfshirë në aksident. Si pasojë ka të plagosur në gjendje të rëndë, pasi ka mbërritur ambulanca ë ka bërë transportimin në spital të personave të plagosur. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia. Të lënduarit janë dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit.
Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe moti me lagështi. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
![](https://i2.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2020/12/130493708_404151814274524_179130594730637471_n.jpg?fit=576%2C1024&ssl=1)
![](https://i2.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2020/12/130208705_430790324975024_4336702789290782610_n.jpg?fit=618%2C824&ssl=1)