Aksident i rëndë. Humb jetën një person. Drejtoria e Policisë Cerrik jep detajet.

Një 74-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Dëshiran të Belshit. Sipas njoftimit të Drejtorisë së policisë së Cerrikut 74 vjeçari duke drejtuar mjetin bujqësor ‘Zetor’, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përmbysur. Kjo ka bërë që personi të humbë jetën në vendin e ngjarjes.

Cërrik/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugë rurale, në fshatin Dëshiran, Belsh, shtetasi R. Q., 74 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor ‘Zetor’, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit shtetasi R. Q., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.