Aksident i rëndë/ 40 vjeçari me motor përplaset me trafikndarësen, humb jetën

Një 40 vjeçar humbi jetën pasi duke drejtuar motomjetin humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen e rrugës.

Aksidenti u shënua rreth orës 13:00, në fshatin Rrotull, Shijak.

“Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. B. ka humbur jetën” informon policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.