A do të mbyllen shkollat nga infektimet? Rakacolli përgjigjet “prerë”

Infektimet me Covid kanë shënuar shifra rekord në vendin tonë, ku pas hyrjes së variantit të ri janë me mijëra të prekur. Aktualisht vendi po kap 1 700 – 1 900 raste të reja me koronavirus dhe nisur nga kjo Komiteti Teknik i Ekspertëve po organizon një mbledhje lidhur me masat e reja që pritet të ndërmerren.

E pyetur nëse do të ketë mbyllje të shkollave, kryetarja e Komitetit të Eskpertëve, Mira Rakacolli tha se treguesit nuk janë të tillë që të detyrojnë mbylljen e shkollave, megjithatë sipas saj, situata do të ndiqet në vijim dhe do të veprohet në varësi të saj.

“Sot për sot indikatorët nuk këshillojnë që të ketë mbyllje të shkollave. Megjithatë, situata do të ndiqet hap pas hapi, ashtu sic edhe masat e tjera në lidhje me dinamikën e situatës epidemioligjike. Nëse do të ketë tregues që na çojnë në një vendim të tillë, atëherë do ta rishikojmë”, tha ajo.

Ndërkohë, mjekja Najada Çomo tha se te Infektivi janë të shtruar 130 pacientë, ku 12 për qind e tyre janë në gjendje kritike. Ajo u shpreh se të gjithë të shtruarit janë të pavaksinuar duke i bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. një tërmet laboratorik.