A do të hapet një nga tunelet në sheshin “Shqiponja”? Ja çfarë thotë ministrja

Më shumë se një muaj më parë, në datë 7 shkurt ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku premtoi se në 15 mars do të hapet një nga tunelet në sheshin “Shqiponja” duke lehtësuar trafikun në këtë nyje të Tiranës.“Në 15 mars do të bëhet i kalueshëm, do të dorëzohet. Ne sot deklarojmë që për një muaj e pak, deri në 15 mars të bëjmë gati për të kaluar këtu një pjesë të trafikut” shprehej Balluku në 7 shkurt.

Tashmë pritet për t’u parë nëse premtimi do të mbahet.Sipas informacioneve nga ministria e Infrastrukturës mund të hapet tuneli nr. 4 në krahun e Doganës, që do të shërbejë për të liruar trafikun e automjeteve që vijnë nga kryeqyteti në drejtim të Durrësit dhe anasjelltas.I gjithë projekti parashikohet që të përfundojë në tetor të këtij viti, po sipas premtimit të ministres Balluku.