Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në segmentin e rrugës rurale që lidh fshatin Jakodinë të Elbasanit me fshatin Bujqës. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy adoleshentë.
Bëhet me dije se automjeti tip fiat me drejtues shtetasin Gerald Sollaku ,21 vjec ka goditur biçikletën që drejtohej nga 14 vjeçari Franko Nergjoni. Së bashku me të në biçikletë po udhëtonte edhe 16 vjeçari Egil Moli, banor i fshatit Bujqës dhe fqinj me 14 vjeçarin
Pas përplasjes nga autovetura të dy adoleshentët kanë përfunduar jashtë rruge. Dy adoleshentët e aksidentuar janë transportuar në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor.