Vranësira dhe temperatura deri në 19 gradë, parashikimi i motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi deri në 6 m/sek, valëzimi në dete i ulët i  forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 0 deri 14 °C

në zonat e ulëta 1 deri 19 °C

në zonat bregdetare 7 deri 19°C