U qëllua edhe në 8 nëntor, por plumbi nuk e kapi/ Ekzekutimi i biznesmenit Eduart Reci, efektivi përdori armë me dylbi

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Eduart Reçi.

Policia ka dyshime që edhe më datën 8 nëntor autori ka qëlluar, por plumbi nuk ka shënjestruar objektivin.

Prej ditësh ai ka vëzhguar objektivin deri në datën 13 nëntor të orës 22:40 minuta ku ka qëlluar drejt Reçit.

Pas arrestimit të tij dhe të vëllait policia ka ushtuar kontrolle në banesat dhe lokalin e tyre ku ka gjetur prova që i implikojnë, por ende nuk ka gjetur armën e krimit.