E rëndë/ 37-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri para syve të djalit të tij

Një 37-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e kaluar në Piza, Itali.

Beni Arshiaj, pa precedentë penalë dhe baba i dy fëmijëve të vegjël u vra në fshatin Oratoio rreth orës 21:00.

Sipas mediave italiane ngjarja e rëndë ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së shqiptarit dhe në sytë e njërit prej fëmijëve të tij. Shqiptari sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar furgonin e tij kur u vra me një plumb në kokë. Automjeti ishte ende në i ndezur kur mbërriti policia.

Mbetet ende për t’u sqaruar se cila mund të jetë dinamika dhe motivi i saktë i vrasjes, si dhe rrethanat e saj. Në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja pistolete të kalibrit 22, por vetëm një plumb goditi objektivin, një e shtënë fatale në tëmth. Hetimet janë duke u zhvilluar.