“Bussines Day”: Shqipëria mes 5 destinacioneve më të bukura për t’u vizituar këtë vit

Udhëtimi në destinacione më pak të njohura ofron përvoja unike dhe njohuri për kultura të ndryshme. Ndërsa pikat e njohura turistike shpesh marrin vëmendjen më të madhe, eksplorimi i këtyre vendeve alternative ofron përfitime përtej kursimeve të kostos”.

“Bussines Day” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar brenda vitit dhe listën e plotësojnë Uzbekistani, Butani, Finlanda e Laosi.

Shqipëria është shfaqur si një destinacion tërheqës për vizitorët që kërkojnë një ndërthurje të bukurisë natyrore e pasurisë kulturore. Ky vend ballkanik ka një vijë bregdetare përgjatë detit Jon e që ofron plazhe piktoreske dhe mundësi për aktivitete në natyrë.

Shqipëria karakterizohet nga male dhe lugina mahnitëse, ku vizitorët mund të eksplorojnë qytete të epokës osmane, rrënojat romake e liqene piktoreske. Tirana, kryeqyteti, paraqet një atmosferë të gjallë urbane me kafene, restorante e muze.

Kuzhina lokale ofron një ndërthurje të ndikimeve mesdhetare, me pjata që nxjerrin në pah përbërësit e freskët. Ndërsa turizmi rritet, gjuha dhe traditat unike të Shqipërisë ofrojnë një përvojë të veçantë për vizitorët.

Vazhdimisht, në mediat e huaja i bëhet jehonë Shqipërisë turistike dhe asaj që ofron vendi ynë, si një destinacion gjithnjë e më shumë i rekomanduar për t’u vizituar. Pak javë më parë, statistikat më të fundit të ofruara rikonfirmuan suksesin e turizmit, me një numër të lartë vizitorësh.

8.5 milion vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, ose 1.3 milion më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur numri i vizitorëve ishte 7.2 milion. Kryeministri Edi Rama ndau statistikat mbi turizmin teksa theksoi se vizitorët e huaj “përfaqësojnë larmishmëri vendesh të origjinës”, por gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia.

8,5 milionë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me çdo vit të mëparshëm, por edhe me një larmishmëri vendesh të origjinës, ku patjetër vijojnë të konsolidohen tregjet karakteristike, ama gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia.

Rama theksoi se shifrat në rritje përkthehen edhe në një super-promovim për Shqipërinë ndërsa viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga Alpet deri në sitet e kulturës.

Top Channel