Meteorologia Tanja Porja ka bërë parashikimin e motit për muajin Qershor.
Porja shpjegoi se Qershori dhe 20 ditët e para të Korrikut do të jenë me temperatura ekstremisht të larta deri në 37-39 gradë Celcius.
“Vera starton shumë egër me temperatura. Pritet që në ditët e para të muajit të qershor të kemi temperaturë 37 gradë Celsius.
Në fillim të qershorit normaliteti do ishte në 31 ose 32 gradë, por ne presim rreth 37 gradë celcius. Presim që mesi i Qershorit deri afër fundit të Korrikut të jetë periudha me aktivitetin maksimal të temperaturave dhe nxehtësisë në Europë dhe Ballkan.
Përtej Korrikut do t’i rikthehemi shprehjes “gusht dhe gunë”. Kulmi i verës pritet të jetë muaji Qershor deri nga data 20-25 Korrik. Më pas nis rënia graduale e temperaturave”, tha Porja.