Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika është paraqitur në SPAK.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja Anila Hoxha, ndërsa ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.
Xhika është arrestuar më 2 shkurt të vitit 2018 gjatë kohës që ka qenë drejtor i ARRSH lidhur me abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Ai në hetim për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre”.
Damian Gjiknuri, ministër i Transporteve në atë kohë, kallëzoi në prokurori, abuzimet financiare që ishin bërë nga ish-drejtuesit e ARRSH në rrugën Tiranë-Elbasan. Vitin e kaluar Gjiknuri, tha se ky skandal kulmoi me arrestimin e ish-drejtorit të ARRSH, Dashamir Xhika dhe dy zyrtarëve të tjerë ndaj të cilëve në përfundim u pushuan hetimet, kurse gjykata urdhëroi gjetjen e fajtorëve”.
Xhika dhe ish-zyrtarët e tjerë morën pafajësi në gjykatën Penale, por në vendim thuhej se ishte kryer abuzim dhe duhet të hetohej për të gjetur përgjegjësit.
Top Channel
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.