Ngjarje e rëndë në Elbasan/Gjendet pa shenja jete 41 vjeçari

Drejtoria e Policisë Elbasan ka njoftuar se në mesditën e sotme, në lagjen “5 Maji” në banesën ku jetonte vetëm, është gjetur i pajetë shtetasi A. H., 41 vjeç. Fqinjët e tij kanë zbuluar ngjarjen dhe kanë njoftuar autoritetet. Paraprakisht, dyshohet se shtetasi A. H. ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor i Drejtorisë së Policisë Elbasan po punon intensivisht për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së shtetasit A. H.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në lagjen “5 Maji”, është gjetur i pajetë nga fqinjët, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi A. H., 41 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Nje koment