Një trup i pajetë është gjetur sot në shtratin e lumit Devoll. Shtetasi Q. Z., 75-vjeç, banues në Gramsh, dyshohet se është mbytyr në lumë. Pas një kqyrje paraprake të trupit të tij, nuk janë gjetur shenja dhune.
Ngjarja ka lidhje me një kallëzim të bërë nga djali i 75-vjeçarit 2 ditë më parë, shtetasi L. Z., 43 vjeç. Ai ka deklaruar se babai i tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Një grup hetimor është formuar për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Hetuesit do të vazhdojnë punën e tyre për të zbuluar më shumë informacione për të zbardhur ngjarjen.