Një i paraburgosur në burgun e Peqinit dhe dy nga Cërriku akuzohen se përmes mashtrimit kanë arritur t’i marrin një shtetaseje çeke një shumë prej 28 mijë eurosh.
Të tre këta persona, mes tyre një 33 vjeçare, në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se për 4 muaj kanë arritur që t’i marrin çekes V.R këtë shumë parashë.
Të tre të akuzuarit për ‘mashtrim’ janë me banim në Cërrik dhe hetimet u kryen nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan të cilët sot (10 qershor 2023) kanë ekzekutuar edhe urdhrin e ekzekutimit.
Në pranga kanë rënë 41-vjeçari M.B., dhe 35-vjeçari E.F, ndaj të cilëve është ekzekutuar masa e sigurisë, arrest me burg.
Për 33-vjeçaren A.F, është vendosur masa “ndalim i daljes jashtë shteti”.
“Nga veprimet e shpejta hetimore dhe të dokumentuara në kohën e momentin e duhur nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është bërë e mundur sekuestrimi i shumës 13.540 euro CASH” thuhet në njoftimin e sotëm të SHKBB-së.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.