Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka thënë se në periudhën kur selia blu drejtohet nga Lulzim Basha, ai që merrte vendimet ishte ish-kryeministri Sali Berisha.
Alibeaj u shpreh se Berisha nuk synon fitoren në zgjedhejt e 14 Majit, por synon si të mbrohet nga shpallja “non grata”.
Ndërkohë më tej theksoi se objektivi i Partisë Demokratike në këto zgjedhjet është ruajtja e ekzistencës së kësaj force politike dhe fitorja në tre bashki.
“Halli i madh i tij është si të mbrohet nga non grata dhe eventualisht nga procedimet penale që mund të vijnë, si rrjedhojë e asaj si është dizenjuar për minim të demokracisë dhe për korrupsion. Zoti Berisha nuk fiton dhe as nuk i çon dot demokratët në fitore. Synimi aktual është të ruajmë ekzistëncën e partisë, pasi duhet ta pranojmë që ka ndodhur një plagosje e strukturave tona. Sipas të dhënave zyrtare rezulton se 50% e shqiptarëve refuzojnë me neveri tre fosilet politike”, tha Alibeaj në një intervistë të dhënë për RTSH.